Guangdong regjistron rekord të lartë të tregtisë së jashtme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-18 10:39:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Vëllimi i tregtisë së jashtme të provincës Guangdong, fuqia ekonomike e Kinës jugore, arriti një rekord prej 4.37 trilionë juanë (rreth 612.75 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, tregojnë të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.

Shifra përfaqëson një rritje vjetore prej 13.8 për qind, 7.7 pikë përqindje më e lartë se mesatarja kombëtare, sipas nën-administratës Guangdong të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.

Eksportet u rritën me 12.1 për qind në baza vjetore në 2.85 trilionë juanë, ndërsa importet arritën në 1.52 trilionë juanë, 17.1 për qind më shumë në baza vjetore.

Në gjysmën e parë të vitit, eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike të Guangdong u rritën me 9.9 për qind, duke përbërë 64.4 për qind të vlerës totale të eksportit të provincës.

Në të njëjtën periudhë, tregtia e Guangdong me vendet partnere të nismës “Një brez, një rrugë” arriti në 1.64 trilionë juanë, 12 për qind më shumë në baza vjetore. (Elona)