Irani mohon përfshirjen në tentativën për vrasjen e Donald Trump
2024-07-18 11:19:49

Foto nga VCG

Irani hodhi poshtë dhe i konsideroi të qëllimshme dhe të njëanshme raportet e medieve amerikane për përfshirjen e vendit në atentatin ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, thanë zyrtarë të Ministrisë së Jashtme iraniane, shkruan “RTSH”.

“Irani refuzon me forcë çdo përfshirje në sulmin e fundit me armë kundër Trump dhe i konsideron këto pretendime si qëllime të njëanshme politike”,- deklaroi në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanani.

Më parë, edhe delegacioni iranian në OKB i kishte cilësuar akuzat e drejtuara ndaj Iranit si të pabaza dhe dashakeqe. (Elona)