CMG-ja publikon aplikacionet e dhjetë teknologjive të krijuara prej saj për "Paris 2024"
2024-07-18 18:27:39

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) publikoi të mërkurën aplikacionet e dhjetë teknologjive të krijuara prej saj për Olimpiadën Verore të Parisit 2024. 

Foto:CMG

Foto:CMG

CMG-ja do të transmetojë për herë të parë programe që mbulojnë ceremonitë e hapjes dhe mbylljes, si edhe garat e ndryshme sportive me qartësi ultra të lartë 4K dhe teknologji të efektit audio 3D. 

Një qendër mediatike dhe tre studio televizive në Qendrën e Transmetimit Ndërkombëtare (IBC), si edhe një vend xhirimi në kullën "Ejfel", janë ngritur për të prodhuar këto programe.

CMG-ja do të kombinojë teknologjinë cloud mediatike dhe rrjetin e saj të për të ndërtuar një sistem me fuqi të madhe kompjuterike dhe kohëvonesë të ulët për të ofruar mbështetje për prodhimin e programeve si në platformat televizive, ashtu edhe digjitale. 

Foto:CMG

Foto:CMG

Ekipi i CMG-së mund të punojë për programet kurdo dhe kudo, në bashkëpunim të njëkohshëm nëpërmjet teknologjisë cloud mediatike së saj, për të përmirësuar cilësinë e programeve dhe efektshmërinë e punës. 

Inteligjenca artificiale (AI) i është shtuar teknologjisë cloud mediatike të CMG-së për titrim, përkthim, dublim, montazh videosh, analizë dhe detyra të tjera, si edhe për të krijuar avatarët e të fruarve që do të marrin pjesë në programe në studiot e ndryshme si në Pekin, ashtu edhe në Paris.

AI do të përdoret edhe për të ndihmuar në filmimin dhe prodhimin e sinjaleve publike të CMG-së për shumë sporte, duke përfshirë badmintonin, ngjitjen sportive dhe gjimnastikën artistike. Kjo do të mundësojë paraqitjen e konkurrimit të sportistëve nga më shumë kënde, duke e bërë më të lehtë dhe më të saktë kapjen e momenteve më të spikatura. 

Foto:CMG

Foto:CMG

CMG-ja do të përdorë gjithashtu mbulimin e vet të plotë në Kinë, "Bai Cheng Qian Ping" ("100 qytete, 1 000 ekrane"), për t'u dhënë raporte të personalizuara mbi Olimpiadën Verore të Parisit 2024 shikuesve në pjesë të ndryshme të Kinës, bazuar në parapëlqimet e tyre dhe karakteristikat gjeografike. 

Përveç kësaj, CMG-ja po bën një përditësim të platformës së saj digjitale, "Yangshipin", për "Paris 2024". Përdoruesit mund të ndërveprojnë me aplikacionin nëpërmjet funksionit të saj AI nëpërmjet tekstit dhe zërit. Ai do të japë lajmet më të fundit, duke përfshirë ato për fituesit e medaljeve dhe rezultatet e ndeshjeve e të garave të Olimpiadës.

CMG-ja ka publikuar versionet "HarmonyOS" të "Yangshipin"-it dhe "CMG Sports" për Olimpiadën Verore të Parisit 2024. Të dy aplikacionet do të funksionojnë me siguri, qëndrueshmëri dhe përputhshmëri më të madhe.

Foto:CMG

Foto:CMG

Ndërveprimi ndërmjet "Yangshipin"-it dhe TV-së është përmirësuar gjithashtu. Shikuesit  jo vetëm që do të jenë në gjendje të shohin video të cilësisë televizive nëpërmjet aplikacionit në pajisjet e tyre, por edhe do të gëzojnë efektin audio 3D gjatë programeve.