Nis në Shangai projekti i riciklimit të ujit në shkallë të gjerë
2024-07-18 11:09:59

Foto nga VCG

Një marrëveshje bashkëpunimi për përdorimin e ujit të rikuperuar u nënshkrua midis Korporatës Shtetërore të Ndërtimit të Anijeve të Kinës, “Shanghai Waigaoqiao Shipbuilding Co Ltd” dhe “Shanghai Chengtou Group Corp”.

Ky është  projekti i parë kozmopolitan lindor i riciklimit të ujit në ndërmarrjet industriale.

Sipas marrëveshjes, të dyja palët së bashku do të promovojnë aplikimin në shkallë të gjerë të ujit të ricikluar në industrinë e ndërtimit të anijeve për të rritur më tej zhvillimin e gjelbër në sektorin e ndërtimit të anijeve, shkruan “China Daily”.

Projekti, i cili do të nisë ndërtimin në shtator të këtij viti, do të vihet në punë para fundit të tetorit dhe besohet se do të kursejë 600.000 deri në 700.000 tonë ujë rubineti në baza vjetore. (Elona)