Presidenti ukrainas: Rusia duhet të marrë pjesë në bisedimet për paqe
2024-07-17 15:07:26

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukrainas mund të ftojë një delegacion rus për një samit të dytë për paqen. 

Presidenti Zelensky tha se qeveria ukraianse synon të përgatisë deri në nëntor një plan paqeje për një samit të dytë ndërkombëtar për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë, shkruan “Panorama”.

Ukraina zhvilloi muajin e kaluar një samit në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues të 92 vendeve, por jo të Rusisë.

“Unë mendoj se përfaqësuesit e Rusisë duhet të jenë të pranishëm në samitin e dytë”,- tha Zelensky.

Rusia kishte kritikuar më parë samitin e mbajtur në Zvicër, duke thënë se çdo diskutim që nuk përfshin vendin është absurd. (Irma)