Numri i vizitorëve në Hong Kong, rritje me 64% në 6 muajt e parë të vitit
2024-07-17 14:50:17

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut regjistroi rreth 21 milionë vizitorë në gjysmën e parë të vitit, afro 64 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, njoftoi Bordi i Turizmit të Hong Kongut, citon “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas të dhënave, numri i vizitorëve në qershor arriti në 3.13 milionë, me një rritje prej 14 për qind në baza vjetore.

Nga janari-qershor, rreth 16.1 milionë vizitorë mbërritën nga Kina kontinentale, gati 60 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Pesë milionë ishin vizitorë jashtë pjesës kontinentale, që përfaqëson një rritje prej 80 për qind në baza vjetore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Një sondazh i bërë nga Bordi i Turizmit tregoi se vizitorët ishin të kënaqur me përvojën e tyre të përgjithshme në Hong Kong.

Vizitorët e vlerësuan Hong Kongun gjatë natës me 8.7 nga 10 për kënaqësinë, nga janari në maj, dhe 94 për qind e vizitorëve të pyetur thanë se synonin të rivizitonin dhe rekomandonin Hong Kongun te të tjerët.

Sipas sondazhit, Tsim Sha Tsui, Temple Street dhe Peak ishin disa nga vendet e njohura të vizituara në mesin e vizitorëve gjatë natës nga janari në maj. (Irma)