Studimi: Kriza klimaterike po i bën ditët më të gjata
2024-07-17 14:59:09

Foto:VCG

Foto:VCG

Studimet e kryera së fundmi kanë treguar se kriza klimaterike po i bën ditët me të gjata, pasi shkrirja masive e akullit polar riformëson planetin.

Fenomeni është një demonstrim se si veprimet e njerëzimit po e transformojnë Tokën, thanë shkencëtarët, duke rivalizuar proceset natyrore që kanë ekzistuar për miliarda vjet, shkruan “Panorama”.

Ndryshimi në gjatësinë e ditës është në shkallën e milisekondave, por kjo është e mjaftueshme për të penguar potencialisht trafikun e internetit, transaksionet financiare dhe navigimin GPS, të cilat të gjitha mbështeten në matjen e saktë të kohës.

Gjatësia e ditës së Tokës është rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë kohës gjeologjike për shkak të tërheqjes gravitacionale të Hënës në oqeanet dhe tokën e planetit. Megjithatë, shkrirja e shtresave të akullit të Groenlandës dhe Antarktidës, për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, ka rishpërndarë ujin e ruajtur në gjerësi të mëdha gjeografike në oqeanet e botës, duke çuar në më shumë ujë në detet më afër ekuatorit. Kjo e bën Tokën më të shtrirë, ose më të trashë, duke ngadalësuar rrotullimin e planetit dhe duke e zgjatur edhe më tej ditën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndikimi planetar i njerëzimit u demonstrua gjithashtu kohët e fundit nga kërkimet që treguan se rishpërndarja e ujit kishte shkaktuar lëvizjen e boshtit të rrotullimit të Tokës, polit verior dhe jugor.

Hulumtimi, i botuar në Akademinë Kombëtare të Shkencave të SHBA-së, përdori vëzhgime dhe rindërtime kompjuterike për të vlerësuar ndikimin e shkrirjes së akullit në gjatësinë e ditës. (Irma)