Instalohet platforma e shpimit në det e Kinës prej 30 000 tonësh
2024-07-17 17:37:47

Foto nga CMG

Platforma e shpimit në det e prodhuar në mënyrë të pavarur prej Kinës, "Xijiang 30-2B", u instalua në Detin e Kinës Jugore, sipas Korporatës Kombëtare të Naftës Detare të Kinës (CNOOC).

Kjo strukturë masive, rreth 150 - 175 kilometra në juglindje të qytetit Shenzhen në provincën Guangdong të Kinës Jugore, peshon mbi 30 000 tonë. Ajo ka një sipërfaqe sa 10 fusha standarde basketbolli.

Foto nga CMG

Platforma e naftës dhe e gazit ndodhet në det në thellësi 98 metra dhe ka një lartësi prej rreth 198 metrash, e barabartë me një ndërtesë banimi 70-katëshe.

"Xijiang 30-2B", një strukturë për shpimin e puseve dhe nxjerrjen e naftës, është projektuar, ndërtuar dhe instaluar në mënyrë të pavarur nga Kina. Pas vënies në punë të saj, e gjithë fusha naftëmbajtëse e Xijiang-ut do të arrijë një kulm të prodhimit vjetor të naftës bruto prej mbi 3 milionë tonësh. (Çang Çuo)