Sektori i dërgesave ekspres në Kinë regjistroi rritje të fuqishme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-17 14:58:59

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Sektori i dërgesave në Kinë pati rritje dyshifrore si në vëllimin e biznesit ashtu edhe në të ardhurat gjatë gjysmës së parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare nga Zyra Shtetërore e Postës, citon “Xinhua”.

Kompanitë e dërgesave ekspres në mbarë vendin trajtuan 80.16 miliardë pako gjatë kësaj periudhe, një rritje me 23.1 për qind në baza vjetore.

Ky sektori pati të ardhura totale operative prej 653 miliardë juanë (rreth 91.57 miliardë dollarë amerikanë), me 15.1 për qind më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vetëm në qershor, sektori trajtoi 14.57 miliardë pako, duke shënuar një rritje prej 17.7 për qind në baza vjetore.

Industria postare në Kinë trajtoi 89.42 miliardë pako gjatë kësaj periudhe, që ishte 20.5 për qind më e lartë se një vit më parë, treguan të dhënat.

Që nga fillimi i nismave të rinovimit të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe tregtimit, kompanitë e dërgesave kanë përshpejtuar eliminimin e pajisjeve të vjetra të klasifikimit dhe kontrollit të sigurisë, kanë rritur përqindjen e automjeteve me energji të reja dhe kanë promovuar përmirësimet e pajisjeve që janë inteligjente dhe me karbon të ulët, sipas Zyrës së Postës. (Irma)