FMN-ja e rrit në 5 % parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës këtë vit
2024-07-17 16:03:15

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e ngriti të martën në 5 % parashikimin për rritjen ekonomike të Kinës për vitin 2024, në një përditësim të raportit "Perspektiva ekonomike botërore", nga shifra prej 4.6 % në prill.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ngritja e parashikimit ka ardhur kryesisht nga rigjallërimi i konsumit privat dhe eksporti i fuqishëm në tremujorin e parë.

“Në Kinë, rimëkëmbja e konsumit të brendshëm nxiti prirjen pozitive të rritjes në tremujorin e parë, me ndihmën e asaj që dukej si rritje e përkohshme e eksporteve, e lidhur në mënyrë të vonuar me rritjen e kërkesës globale vitin e kaluar”, thuhet në raport.

FMN-ja e mbajti parashikimin e saj për rritjen globale për vitin 2024 në 3.2%, duke vënë në dukje se ekonomitë e tregjeve të reja në Azi mbeten motori kryesor i ekonomisë botërore.

Foto:VCG

Foto:VCG

Aktiviteti global dhe tregtia botërore u forcuan gjatë ndërrimit të viteve, me nxitjen e tregtisë nga eksportet e forta prej Azisë, veçanërisht në sektorin e teknologjisë, vihet në dukje në raportin e FMN-së.

"Ekonomitë e tregjeve të reja të Azisë mbeten motori kryesor i ekonomisë botërore. Parashikimi i rritjes së Indisë dhe Kinës është ngritur, duke përbërë pothuajse gjysmën e rritjes globale," shkroi në një blog kryeekonomisti i FMN-së Pierre-Olivier Gourinchas.(Zhang Yan/Artan)