Kompania kineze fiton Çmimin Global të Pronësisë Intelektuale për inovacionin e saj
2024-07-17 15:13:11

Një ndërmarrje kineze dhe tetë të huaja u bënë fituesit e Çmimeve Globale të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale të këtij viti, për inovacionin e tyre në fusha të ndryshme si shëndetësia, mjedisi dhe bujqësia, shkruan “China Daily”.

Robot kirurgjik i prodhuar nga Healinno Tech/Foto:MedRobot

Një panel jurie ndërkombëtare zgjodhi fituesit e vitit 2024, të cilët mundën konkurrencën nga më shumë se 660 ndërmarrje të tjera të vogla dhe të mesme dhe startup-e që aplikuan nga 107 vende, njoftoi organizata.

Çmimi njeh ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në mbarë botën që kanë dhënë kontribut në përparimin ekonomik, social dhe kulturor brenda dhe jashtë vendit përmes përdorimit të pronësisë intelektuale.

Fituesi kinez, “Healinno Tech”, është një kompani e teknologjisë mjekësore e themeluar në Pekin në vitin 2021. Me aftësi të forta në menaxhimin e pronësisë intelektuale, kompania fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e robotëve kirurgjikë dhe pajisjeve mjekësore inteligjente, sipas Zyrës komunale të Pronësisë Intelektuale të Pekinit, rregullatori më i lartë i pronësisë intelektuale të qytetit.

Mjekët bëjnë operacion me ndihmën e robotit kirurgjik i prodhuar nga Healinno Tech/Foto:MedRobot

Po ashtu, “Healinno Tech” u zgjodh si një kompani pilot e pronësisë intelektuale dhe u përfshi në listën e ndërmarrje të vogla dhe të mesme të reja në Pekin në vitin 2023. Kjo kompani ka aplikuar për 42 patenta brenda vendit deri më tani.

Sipas WIPO, fituesit e tjerë janë nga Argjentina, Kenia, Republika e Koresë, Kuvajti, Singapori, Zvicra, Tajlanda dhe Turqia, me produkte që variojnë nga implantet e kockave të printuara 3D dhe robotët e klasifikimit të mbetjeve deri te skanerët e lëndimeve të trurit të mundësuar nga inteligjenca artificiale. (Irma)