Blinken: Numri i viktimave në Gaza, në mënyrë të papranueshme i lartë
2024-07-17 15:24:24

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se numri i viktimave civile në Gaza është në mënyrë të papranueshme i lartë, shkruan “Panorama”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Blinken priti në Uashington dy zyrtarë izraelitë me ndikim, ministrin e Çështjeve Strategjike, Ron Dermer, dhe këshilltarin për Siguri Kombëtare, Tzachi Hanegbi, për të shprehur shqetësimin serioz mbi viktimat e fundit civile në Gaza, tha zëdhënësi i tij, Matthew Miller.

“Numri i viktimave civile mbetet në mënyrë të papranueshme i lartë. Ne vazhdojmë të shohim shumë civilë të vrarë në këtë konflikt”,- u tha Miller gazetarëve.

Ushtria izraelite kreu disa sulme vdekjeprurëse në ditët e fundit, duke përfshirë një në një kamp refugjatësh.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në përgjigje, Hamasi i cili kontrollon Gazën, bëri të ditur se është tërhequr nga negociatat për armëpushim.  (Irma)