Xinjiang vendos rekorde për rendimentin e grurit në Kinë
2024-07-17 15:03:11

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Mes korrjes së drithit të verës që po përparon në Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, një nga hambarët kryesorë të drithit të vendit, rajoni ka vendosur rekorde rendimenti për grurin në vend.

Sipas vlerësimeve të vërtetuara nga një panel ekspertësh të dërguar nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale, cituar nga “Xinhua”, rendimenti për mu (rreth 0.067 hektarë) i grurit dimëror në tre fusha të mëdha me përmasa 500 mu, 1200 mu dhe 10.490 mu në Xinjiang, kishte rekorde kombëtare.

Një rendiment rekord prej 795.8 kg për mu u arrit në një fushë gruri 500 mu në kontenë Huocheng, e cila ndan kushte të ngjashme meteorologjike dhe tokësore me Provence në Francë për shkak të gjerësive të tyre të ngjashme.

“Ne zgjodhëm varietetin e grurit “Shidong 0358” për mbjellje, adoptuam teknika ujitjeje efikase për ujin dhe përdorëm pleh gjethesh për të nxitur rritjen e bimëve”,- deklaroi You Chengyong, nga stacioni i shërbimit bujqësor në Huocheng, duke vënë në dukje se aktualisht, Xinjiang ka përfunduar 70 për qind e të korrave të drithit të verës.

“Rritja e rendimentit të grurit për njësi është një aspekt që tregon përmirësimin gjithëpërfshirës të prodhimit të grurit në Xinjiang”,- deklaroi Tang Yiwu, zyrtar i Departamentit rajonal të Bujqësisë dhe Çështjeve rurale, duke shtuar se rendimentet e larta të arritura më parë në fushat eksperimentale tani janë realizuar në sipërfaqe të mëdha të fushave me grurë në rajon. (Irma)