Estonia propozon hetime për mosmarrëveshjet kufitare me Rusinë
2024-07-17 15:05:32

Estonia (Foto Balkanweb)

Estonia i ka propozuar Rusisë fqinje që të dy vendet të nisin një hetim të përbashkët për një kanal në lumin Narva për të zgjidhur një mosmarrëveshje kufitare. Tensionet midis dy vendeve u përshkallëzuan në maj kur Rusia hoqi sinjalistikën në lumin kufitar brenda natës.

Talini protestoi kundër kësaj lëvizjeje, ndërsa Rusia më vonë justifikoi heqjen e bovave duke pretenduar se Estonia i kishte vendosur shënuesit në territorin rus, shkruan “ATSH”.

Estonia propozon një studim të përbashkët të kanalit të lundrimit, duke marrë parasysh faktin se rrjedha e një lumi ndryshon me kalimin e kohës dhe se inspektimi i fundit i shtratit të lumit Narva u krye pothuajse 20 vjet më parë. (Irma)