Ekipi kinez i kërkimit krijon sensorin e vogël të trurit me valë
2024-07-16 14:40:07

Foto nga ChinaDaily

Studiuesit kinezë kanë zhvilluar një sensor truri me madhësi të farës së susamit, të biodegradueshëm me “wireless”, i cili potencialisht mund të transformojë mënyrën se si monitorohen kushtet e trurit te pacientët me dëmtime në kokë ose tumore, njofton “China Daily”.

Metoda konvencionale e përdorur për të matur presionin intrakranial, temperaturën dhe barometra të tjerë të shëndetit të trurit është futja e një sensori me tela në tru. Implantimi dhe heqja e pajisjes kërkon kirurgji, dhe hapjet e lëna në lëkurë gjatë monitorimit rrisin rrezikun e infeksionit.

Për të zgjidhur këto probleme, hulumtuesit në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Wuhan, provincën Hubei, së bashku me ata nga Spitali Tong Ji në qytet dhe Universiteti Teknologjik Nanyang në Singapor, krijuan një sensor me “wireless” në formë kubi që mat 2 milimetra në secilën anë.

Tubi i vogël mund të injektohet nën kafkë përmes një gjilpëre dhe të operohet përmes një sonde të jashtme me ultratinguj, duke eliminuar nevojën për operacione invazive dhe duke parandaluar infeksionet.

Meqë implanti bazohet në një material të biodegradueshëm të quajtur hidrogel, ai mund të shpërndahet në përbërës të padëmshëm.

Studiuesit testuan sensorin te minjtë dhe derrat dhe zbuluan se ai mund të funksionojë po aq mirë ose edhe më mirë se sensorët konvencionalë me tela kur matin presionin dhe temperaturën intrakraniale. Ai qëndroi i qëndrueshëm për tre deri në katër javë dhe u degradua në përbërës të padëmshëm pas 18 javësh.

Rezultatet e hulumtimit të tyre u publikuan nga revista shkencore ndërkombëtare “Nature” më 5 qershor. (Fatosi)