Publikohet artikulli i Xi Jinping për ruajtjen e vetëbesimit
2024-07-16 11:05:47

Foto nga VCG

Një shkrim nga Xi Jinping mbi ruajtjen e vetëbesimit dhe mbështetjen tek vetvetja do të publikohet të martën.

Artikulli do të botohet në numrin e 14-të të këtij viti të revistës Qiushi, revista kryesore e Komitetit Qendror të PKK.

Shkrimi ka në përmbajtje fragmente nga fjalimet më të rëndësishme të bëra nga Xi, nga janari 2013 deri në mars 2024.

Artikulli nënvizon faktin që avancimi i modernizimit kinez kërkon qëndrim të pavarur dhe ruajtjen e mbështetjes te vetvetja, duke thënë: "Ne duhet të zhvillojmë vendin dhe kombin me forcën tonë, si edhe të mbajmë zotërim të fortë mbi të ardhmen e zhvillimit dhe përparimit të Kinës."

"Vazhdimi i reformës në një nivel më të thellë, përfshin përmirësimin e sistemit tonë socialist me karakteristika kineze. Kur themi që duhet të rrisim besimin tonë në sistem, nuk duhet të jemi të vetëkënaqur. Në vend të kësaj, ne duhet të vazhdojmë të eliminojmë të metat në sistem, duke e bërë atë më të pjekur dhe më të qëndrueshëm”, citohet në të. (Çang Çuo)