Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 2.3 për qind në qershor
2024-07-16 11:01:48

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi i energjisë i ndërmarrjeve kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 2.3 për qind në baza vjetore në qershor, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS), prodhimi total i energjisë i këtyre kompanive arriti në 768.5 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar.

Një përmbledhje e të dhënave zbuloi se prodhimi i energjisë diellore u rrit me 18.1 për qind në baza vjetore, ndërsa ai i hidrocentraleve me 44.5 për qind.

Prodhimi i energjisë termike dhe energjisë bërthamore u tkurr përkatësisht me 7.4 për qind dhe 4 për qind në baza vjetore, sipas NBS. (Fatosi)