Provinca Henan e Kinës Qendrore lëshon alarmin e nivelit II më të lartë
2024-07-16 19:31:59

Provinca Henan e Kinës Qendrore dha alarmin ngjyrë portokalli për stuhi shiu, niveli i dytë më i lartë në sistemin e paralajmërimit për motin me katër nivele të vendit, në orën 9 të mëngjesit të martën, sipas drejtorisë meteorologjike të provincës. 

Foto:VCG

Reshjet e dendura godasin provincën Henan/Foto:VCG

Reshjet e furishme goditën shumë pjesë të provincës nga e hëna deri të martën në mëngjes, me sasinë maksimale prej 638.5 mm të regjistruar në kontenë Sheqi. 

Drejtoria meteorologjike parashikon se shiu i madh do të vazhdojë në disa zona të provincës Henan nga ora 9 e mëngjesit të martën deri më 9 të mëngjesit të mërkurën, i shoqëruar nga moti i fortë konvektiv, duke përfshirë stuhitë dhe furtunat.

Në Nanyang reagimi urgjent i nivelit I për kontrollin e përmbytjeve u aktivizua të martën në orën 8 të mëngjesit pasi reshje të mëdha shiu goditën këtë qytet nga e diela deri të hënën. 

Reshjet e dendura godasin provincën Henan/Foto:VCG

Reshjet e dendura godasin provincën Henan/Foto:VCG

Deri në orën 10:00 të së hënës, 382 ekipe ishin dërguar për punët e kullimit të ujit e të shpëtimit dhe 6 417 banorë u zhvendosën. 

Kina ka një sistem alarmi për motin me katër nivele me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më serioz, e pasuar nga portokallia, e verdha dhe bluja.

Sipas uebsajtit të Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, të hënën, Zyra e Komitetit Kombëtar të Parandalimit e Zbutjes së Katastrofave dhe Ndihmës në Rast Katastrofash, si edhe Administrata Kombëtare e Ushqimit dhe Rezervave Strategjike, caktuan urgjentisht 10 000 sende furnizimi për ndihmën gjatë katastrofës, duke përfshirë peshqirë, mbulesa e pako emergjence familjare, për provincat Henan dhe Shandong, në përgjigje të gjendjes aktuale të katastrofave të stuhisë së shiut  e të përmbytjeve dhe nevojave të punës për ndihmën gjatë katastrofës.