Parashikimi i OKB: Rritja e popullsisë në Tokë do të vazhdojë deri në vitin 2084
2024-07-16 14:47:50

Popullsi (Foto Syri.net)

Më shumë se 8 miliardë njerëz jetojnë aktualisht në Tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së, njofton “Panorama”.

Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se 10 miliardë njerëz.

Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë. (Fatosi)