Rrjeti hekurudhor në Kinë vendos dy rekorde pasagjerësh
2024-07-16 14:32:34

Foto nga CFP

Foto nga CFP

“China State Railway Group” bëri të ditur se sistemi hekurudhor në Kinë demonstroi përparim të jashtëzakonshëm dhe efikasitet operacional në gjysmën e parë të vitit, me treguesit kryesorë të performancës si vëllimi i pasagjerëve dhe qarkullimi kryesor në botë, njofton “China Daily”.

Nga janari në qershor, rrjeti dëshmoi një rekord prej 2.096 miliardë udhëtimesh pasagjerësh, 18.4 për qind më shumë në baza vjetore. Qarkullimi i pasagjerëve, numri i pasagjerëve shumëzuar me distancën e përshkuar, arriti në 777.95 miliardë kilometra, një tjetër rekord dhe një rritje prej 14.1 për qind.

Rrjeti hekurudhor transportoi një rekord prej 332 milionë tonë mallrash muajin e kaluar, 6.1 për qind më shumë në baza vjetore, me qarkullim mallrash prej 266.5 miliardë ton-kilometra, me një rritje 5.3 për qind.

Vëllimi i mallrave hekurudhore të Kinës dhe matjet e qarkullimit renditen në krye globalisht, duke tejkaluar sasinë e kombinuar të mallrave të SHBA-së dhe Rusisë.

Transporti ndërkufitar i pasagjerëve nëpërmjet rrjetit hekurudhor është përmirësuar ndjeshëm në gjysmën e parë të vitit.

Trenat me fjetje të shpejtësisë së lartë që lidhin Pekinin dhe Shangain me Hong Kongun u prezantuan më 15 qershor. Ata kanë reduktuar kohën e udhëtimit midis Pekinit dhe Hong Kongut në 12.5 orë nga mbi 24 orë dhe midis Shangait dhe Hong Kongut në rreth 11 orë nga mbi 19.5 orë.

Dy trena të rinj ndërkombëtarë të pasagjerëve janë shtuar gjithashtu në hekurudhën Kinë-Laos, duke lidhur Xishuangbanna në provincën Yunnan me Luang Prabang, një destinacion popullor turistik në Laos.

Shërbimi ndërkombëtar i trenit të pasagjerëve midis Hohhot, në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës dhe Ulaan Baatar, kryeqyteti i Mongolisë, gjithashtu ka rifilluar pas pezullimit të tij për shkak të pandemisë Covid-19.

Në gjysmën e parë të vitit, Departamenti i Hekurudhave bëri përparim të rëndësishëm, duke përfshirë hapjen e hekurudhave të reja të shpejtësisë së lartë.

Arritjet mundësuan rritjen e kapacitetin të transportit të pasagjerëve.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, sistemi hekurudhor kombëtar operonte mesatarisht 10.256 shërbime të trenave të pasagjerëve në ditë, 882 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke përfaqësuar një rritje prej 9.4 për qind. (Fatosi)