Ekipi kombëtar kinez i pingpongut mbërrin në Paris për Lojërat Olimpike
2024-07-16 19:57:59

Foto:CMG

Ekipi kombëtar kinez i pingpongut/Foto:CMG

Ekipi kombëtar kinez i pingpongut mbërriti në Paris të hënën për Lojërat Olimpike Verore të vitit 2024 që do të fillojnë më 26 korrik në kryeqytetin francez. Tetë pingpongistë kinezë - Wang Chuqin, Fan Zhendong, Ma Long, Liang Jingkun, Sun Yingsha, Chen Meng, Wang Manyu dhe Wang Yidi - do të marrin pjesë në të pesë kategoritë e këtij sporti në olimpiadën e Parisit. 

Konkurrimet do të fillojnë me raundin paraprak të ndeshjeve çift të përzier më 27 korrik dhe do të përfundojnë me finalen ekipore të femrave më 10 gusht. 

Ekipi do të shkojë në fshatin olimpik më 22 korrik, njoftoi Grupi Mediatik i Kinës (CMG). 

Liu Guoliang, president i Shoqatës Kineze të Pingpongut, i tha CMG-së se ekipi do të shfrytëzojë javën e parë në Paris për t'u ambientuar me diferencën kohore. 

Si një fuqi në pingpong për një kohë të gjatë, Kina fitoi katër nga pesë medaljet e arta të këtij sporti në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2021. Fan, Ma, Sun, Chen dhe Wang Manyu vijnë të gjithë në Paris si mbrojtës të titujve, si individualë, ashtu edhe ekiporë, për meshkuj dhe për femra. (Zhang Yan/Artan)