Inteligjenca artificiale ndihmon në ruajtjen e faltores më të vjetër prej druri në Kinë
2024-07-16 15:20:06

Foto nga VCG

Inteligjenca artificiale po përdoret për të mbrojtur faltoren më të vjetër dhe më të lartë prej druri në vend në provincën Shanxi të Kinës veriore, e cila i ka rezistuar fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive njerëzore për 968 vjet, njofton “China Daily”.

Teknologjia po përdoret për të përmirësuar të kuptuarit e faltores Sakyamuni 67 metra të lartë, për të vizualizuar gjendjet e saj me kalimin e kohës dhe për t'u përgatitur për punën e restaurimit.

E ndërtuar në vitin 1056, gjatë dinastisë Liao (916-1125), faltorja, e ndërtuar tërësisht prej druri pa përdorimin e gozhdëve, ka përballuar tërmetet, luftërat dhe sfidat e tjera. Struktura e saj e ndërlikuar përmban gërvishtje të panumërta.

E lartë sa një ndërtesë 20-katëshe dhe me një diametër bazë prej rreth 30 metrash, faltorja është një vepër e jashtëzakonshme arkitekturore.

Për mbrojtjen e saj, vizitorët mund të hyjnë vetëm në katin e parë dhe janë të ndaluar të ngjiten në nivele më të larta.

Por, teknologjia e inteligjencës artificiale do t'i mundësojë vizitorëve të përjetojnë të gjithë hapësirën e faltoren përmes projektimit në 3D. (Fatosi)