Republikanët amerikanë akuzojnë presidentin Biden për nxitje të atentatit ndaj Trump
2024-07-16 11:18:58

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një grup ligjvënësish republikanë fajësojnë presidentin amerikan, Joe Biden, duke pretenduar se retorika e tij e fushatës çoi në tentativën për vrasjen e Donald Trump, njofton “RTSH”.

Gati një duzinë ligjvënësish republikanë kanë drejtuar gishtin nga Biden dhe demokratët, për të shtënat në mitingun e kandidatit të tyre presidencial në Pensilvani.

Senatorja republikane Marsha Blackburn, nga Tennessi, iu referua komentit të Biden në postimet në mediat sociale, duke thënë: “Vetëm ditë më parë, Biden tha se është koha për të vënë Trump në objektiv. Sot, pati një atentat kundër tij. Presidenti Trump fjalë për fjalë u vu në shënjestër pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, presidenti në detyrë i SHBA-së, bëri thirrje që ai të vihej në shënjestër”. (Fatosi)