Kina shënon rënie të vazhdueshme në shkallën e incidencës së hepatitit B
2024-07-16 14:38:59

Foto nga VCG

Kina ka regjistruar rënie të shkallës së incidencës së hepatitit B dhe karcinomës hepatocelulare, sipas autoriteteve shëndetësore kineze, njofton “China Daily”.

“Kina ka arritur përparim të konsiderueshëm në rritjen e shkallës së vaksinimit të hepatitit B, që përmban infeksione të reja të hepatitit B dhe parandalimin dhe kontrollin e HCC në lidhje me hepatitin B”,- tha Li Bin, nënkryetari i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Të dhënat tregojnë se shkalla e vaksinimit me tre doza të hepatitit B në Kinë te të sapolindurit është ruajtur në mbi 95 për qind dhe ka arritur objektivin e vitit 2030 të vendosur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në vitin 2022, rreth 367.700 raste të reja të kancerit të mëlçisë u raportuan në Kinë, me një normë të standardizuar të incidencës prej afërsisht 15.03 për 100.000 njerëz, duke zbuluar një prirje rënëse kur krahasohet me të dhënat historike.

Zhuang Hui, akademik në Akademinë e Inxhinierisë, bëri thirrje për përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar normat e diagnozës dhe trajtimit të hepatitit B.

“Çelësi për eliminimin e hepatitit B dhe uljen e shkallës së vdekshmërisë së tij është vaksinimi i të rriturve të ndjeshëm që nuk kanë imunitet ndaj virusit dhe grupeve të tjera në rrezik”,- sugjeroi Zhuang.

Kina ende përballet me sfida ndërsa punon drejt qëllimit të eliminimit të hepatitit B deri në vitin 2030, tha Li, duke shtuar se do të bëhet më shumë për të promovuar vaksinimin dhe optimizuar strategjitë e testimit. (Fatosi)