Prodhimi i gazit natyror në Kinë shënoi rritje në gjysmën e parë
2024-07-16 11:10:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Prodhimi i gazit natyror në Kinë ka ruajtur një zgjerim të qëndrueshëm në gjysmën e parë të vitit, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS), njofton “Xinhua”.

Vendi prodhoi 123.6 miliardë metra kub gaz natyror në periudhën janar-qershor, 6 për qind më shumë se një vit më parë.

Importet e gazit natyror të Kinës gjithashtu shënuan rritje të shpejtë gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të NBS-së.

Një total prej 64.65 milionë tonë gaz natyror u importua në gjashtë muajt e parë të viti, me një rritje prej 14.3 për qind në baza vjetore.

Vetëm në qershor, prodhimi i gazit natyror u rrit 9.6 për qind në baza vjetore në 20.2 miliardë metra kub, sipas NBS-së. (Fatosi)