Paris 2024, Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufi me Francën
2024-07-16 14:46:12

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme kufitare përgjatë kufirit të saj me Francën, në prag të Lojërave Olimpike të Parisit që nisin më 26 korrik, njoftoi ministrja gjermane e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, citon “Panorama”.

Vendimi do të ndërmerret në bashkëpunim me autoritetet franceze, me qëllim sigurimin më të madh të Lojërave Olimpike, të cilat përfundojnë më 11 gusht, tha ajo.

Po ashtu, për këtë masë do të njoftohet edhe Komisioni Europian.

Kontrollet e vendosura përgjatë kufijve me Danimarkën, Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun, të vendosura gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, do të hiqen të premten.

Kontrollet kufitare vazhdojnë të mbeten në fuqi përgjatë kufijve të Gjermanisë me Austrinë, Zvicrën, Republikën Çeke dhe Poloninë, me qëllim luftimin e emigrimit të parregullt dhe trafikimit të njerëzve.

Gjermania dhe të gjithë fqinjët e saj të afërt janë anëtarë të Zonës Shengen, e cila garanton lëvizje të lirë përtej shumicës së kufijve brenda Bashkimit Europian. (Fatosi)