Kinë, mbi 200 milionë udhëtime hekurudhore deri tani gjatë fluksit veror
2024-07-16 20:27:39

211 milionë udhëtime me tren janë kryer deri tani që nga fillimi i fluksit veror të transportit, në gjysmën e parë të korrikut, treguan të martën të dhënat nga Grupi Kombëtar i Hekurudhave i Kinës.

Foto:CMG

Foto:CMG

Kjo shifër shënon një rritje prej 6.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, deklaroi kompania, duke shtuar se numri mesatar ditor i udhëtimeve hekurudhore individuale arriti në 14.03 milionë në 15 ditët e para të korrikut.

Kërkesat për udhëtime të studentëve gjatë pushimeve verore, për turizëm dhe vizita familjare janë të forta, duke e mbajtur në nivel të lartë fluksin e udhëtarëve, sipas kompanisë.

Për të përballuar pikun e transportit, Grupi ka bërë një plan, duke rritur kapacitetin e transportit, duke marrë masa për të sjellë lehtësi e përfitime për udhëtarët dhe duke bërë përpjekje për të garantuar një udhëtim të sigurt e të rregullt.

Foto:VCG

Foto:VCG

Fluksi i udhëtimeve verore është zakonisht një stinë me ngarkesë të lartë për sistemin hekurudhor të Kinës, pasi studentët kthehen në shtëpi për pushimet e verës, ndërsa vizitat familjare dhe udhëtimet turistike rriten gjithashtu.

Fluksi i udhëtimeve veror sivjet zgjat nga 1 korriku deri më 31 gusht. (Zhang Yan/Artan)