Kina planifikon mbi 150 trena specialë turistikë për në Xinjiang
2024-07-16 14:37:16

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bëri të ditur se Kina ka planifikuar gjatë këtij viti mbi 150 trena specialë turistikë drejt Rajonin Autonom të Xinjiang Ujgur të vendit, njofton “China Daily”.

Treni i parë i tillë turistik mbërriti në qytetin Shihezi të Xinjiang të premten, katër ditë pas nisjes nga Nanchang në provincën Jiangxi të Kinës jugore.

Trenat janë pjesë e një programi që u lançua nga ministria dhe “China State Railway Group Co Ltd”, për të ndihmuar zhvillimin e Xinjiang dhe Rajonit Autonom Xizang përmes turizmit hekurudhor.

Prezantimi i trenave turistikë të lidhur me Xinjiang ishte gjithashtu një lëvizje për të shfrytëzuar rolin që luan turizmi si një industri e lidhur ngushtë me mirëqenien dhe lumturinë e njerëzve, sipas një zyrtari të kompanisë hekurudhore.

Kompania do të vazhdojë të prezantojë masa për të përmirësuar integrimin e rrjeteve hekurudhore dhe turizmin, të lidhë destinacionet turistike me tregjet përmes trenave turistikë dhe të kontribuojë në zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së turizmit të Xinjiang, tha zyrtari. (Fatosi)