Viktima e të plagosur nga sulmi izraelit në kampin e refugjatëve në Gaza
2024-07-16 14:47:53

Foto nga VCG

Hamasi njoftoi se rreth 15 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi ajror në një shkollë në kampin e refugjatëve “Nuseirat” në qendër të Rripit të Gazës, bëri të ditur “ATSH”.

Forcat izraelite të  Mbrojtjes (IDF) njoftuan më herët se kishin shënjestruar disa nga luftëtarët e grupit ekstremist palestinez në zonën e një shkolle, që i përket Agjencisë së OKB-së “UNRWA”, e cila sipas tyre po përdorej nga Hamasi si strehë dhe bazë operacionesh.

“Ushtria izraelite ka ndërmarrë hapa të shumtë për të minimizuar rrezikun për civilët”,- bëri të ditur IDF-ja.

Pretendimet nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Sipas Hamasit, përpara këtij incidenti, një sulm në një ish-shkollë të UNRWA-së, e cila kishte shërbyer si strehë për refugjatët që nga fillimi i luftës në Gazë, vrau 16 persona.

Ushtria izraelite përsëriti se Hamasi shkel sistematikisht ligjet ndërkombëtare duke përdorur objektet civile si shkollat dhe popullsinë si mburoja njerëzore. (Fatosi)