Udhëheqja e PKK-së mbajn plenumin për reformat nga 15 deri më 18 korrik
2024-07-15 12:54:53

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Partia Komuniste e Kinës nisi seancën e tretë plenare të Komitetit Qendror të saj të 20-të më 15 korrik në Pekin. 

Ky plenum, i cili do të shqyrtojë kryesisht çështje që lidhen me thellimin e mëtejshëm të reformave dhe avancimin e modernizimit kinez, do të zgjasë deri më 18 korrik.

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, mbajti një raport pune në emër të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë dhe i shpjegoi Komitetit Qendror një projektvendim mbi thellimin e mëtejshëm gjithëpërfshirës të reformës dhe përparimin e modernizimit të tipit kinez.