Kina kërkon promovimin e "internet plus" për të përmirësuar kujdesin për të moshuarit
2024-07-15 10:50:46

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ministria e Çështjeve Civile e Kinës ka bërë thirrje për përpjekje për të eksploruar një mënyrë monitorimi "internet plus", si dhe aplikimin e teknologjive të tjera të reja për të përmirësuar shërbimet e kujdesit për të moshuarit, njofton Xinhua.

Me zhvillimin e shpejtë të industrisë së kujdesit për të moshuarit, janë shfaqur sfida të reja, duke kërkuar më shumë përpjekje për të shtyrë monitorimin në kujdesin për të moshuarit në një nivel tjetër, vuri në dukje ministria në një takim pune të shtunën. Ministria theksoi gjithashtu përpjekjet për të përmirësuar sundimin e ligjit në kujdesin e të moshuarve duke përmirësuar gradualisht dobësitë në sistem.

Në fund të vitit 2023, Kina kishte mbi 217 milionë njerëz të moshës mbi 65 vjeç. (Fatosi)