Franca vlerëson Ermonela Jahon me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave”
2024-07-12 16:14:21

Ermonela Jaho (Foto Operaonvideo)

Ermonela Jaho (Foto Operaonvideo)

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është vlerësuar me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” nga Ministria e Kulturës në Francë, shkruan “ATSH”.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë uron sopranon shqiptare me famë botërore, anëtare e jashtme e saj, për dekorimin me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe Letrave” në Francë.

Jaho ka performuar në operat me prestigjioze të botës, duke përfshirë “Royal Opera” në Londër, “Metropolitan Opera” në Nju Jork, “Berliner Statsoper”, “Paris Champs Elysees”, “Teatro San Carlo” në Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera e Marsejës, Arena di Verona, Teatro Verdi në Trieste, Teatro La Fenice, Teatri Capitoul de Toulouse etj. (Irma)