Ndihma për zjarret në Shqipëri, KE: Tregues i solidaritetit të BE-së
2024-07-12 16:16:05

Ndihma per zjarret (Foto Rtsh)

Ndihma per zjarret (Foto Rtsh)

Katër avionë të dërguar nga Greqia iu bashkuan operacionit për shuarjen e zjarrit në Dropull, duke shmangur rrezikun për banorët.

Ndihma erdhi si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile. Komisioni Europian e cilësoi këtë ndihmë tregues të solidaritetit të BE-së, shkruan “RTSH”.

Në një postim në “X”, Komisioni Europian thekson gatishmërinë për ta mbështetur edhe më tej Shqipërinë për shuarjen e zjarrjeve, në rast se do të jetë e nevojshme.

“Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile për të trajtuar zjarret në bashkinë Dropull. Greqia ka dërguar katër avionë zjarrfikës. Ky është solidariteti i BE në veprim. Ne jemi të gatshëm për mbështetje të mëtejshme për Shqipërinë nëse është e nevojshme”, shkruhet në reagim.

Zjarri në Dropull vijon prej dy ditësh, ndërsa flakët ndihmohen edhe nga era e fortë në zonë që riaktivizon vatrat.  (Irma)