INSTAT-i: Konsumi i popullatës u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të vitit
2024-07-11 16:19:13

(Foto:VCG)

(Foto:VCG)

INSTAT publikoi raportin për Produktin e Brendshëm Bruto për tremujorin e parë të këtij viti, ku bëhet e ditur se konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 3.71% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, shkruan “ATSH”.

Nxitja e konsumit u diktua edhe nga politikat e qeverisë, përmes paketës së rritjes së pagave për administratën publike.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rënie me 9.94%, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7.61%.

Sipas INSTAT-it, PBB-ja në tremujorin e parë të vitit vlerësohet me rritje 3.63% në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023. (Elona)