Nivelet e ujit në pellgun e liqenit të dytë më të madh në Kinë ranë nën nivelin e paralajmërimit
2024-07-11 14:32:41

CFP

CFP

Ndërsa niveli i ujit në stacionin hidrologjik Yueyang kishte rënë nën 32.5 metra dhe vazhdoi rënien edhe të mërkurën në mëngjes, autoritetet lokale njoftuan se nivelet e ujit në të gjithë pellgun e liqenit Dongting kanë rënë nën nivelin e paralajmërimit, shkruan “Xinhua”.

Liqeni Dongting është liqeni i dytë më i madh i ujërave të ëmbla në Kinë. Që nga mesi i qershorit, provinca Hunan e Kinës qendrore ka pasur reshje të dendura shiu, që kanë çuar në rritje të mprehtë të vëllimit të ujit të liqenit Dongting dhe duke intensifikuar ndjeshëm presionin e kontrollit të përmbytjeve, sipas Qendrës provinciale të Studimit të Hidrologjisë dhe Burimeve Ujore. Personeli i shpëtimit mbylli me sukses një çarje prej 226 metrash në një digë në liqenin Dongting të hënën mbrëma. Çarja, e shkaktuar nga shirat e rrëmbyeshëm, shkaktoi evakuimin e mbi 7000 banorëve pasi diga shpërtheu të premten e kaluar.

CFP

CFP

CFP

CFP

Ekspertët paralajmëruan se, pavarësisht uljes së niveleve të ujit në rajon, u ruajt vigjilenca për parandalimin e përmbytjeve, për shkak të përmbytjeve të zgjatura dhe stabilitetit të pritave që rrethojnë liqenin Dongting. (Elona)

CFP

CFP