Kina sheh përparim për arsimin në disiplinat bazë gjatë 15 viteve
2024-07-11 14:22:23

CFP

CFP

Kina ka krijuar 288 baza kultivimi për trajnimin e studentëve më të mirë në disiplinat bazë në 77 universitete kërkimore premium përmes një plani të dedikuar, njoftoi Ministria e Arsimit, citon “Xinhua”.

Plani, i nisur në vitin 2009, ka tërhequr mbi 30.000 studentë të shquar për të studiuar në disiplinat bazë gjatë 15 viteve të fundit dhe shumë prej të diplomuarve kanë arritur rezultate të mëdha kërkimore, sipas ministrisë.

Plani ka kontribuar gjithashtu në ndërtimin e një ekipi profesorësh të kalibrit të lartë.

CFP

CFP

Të dhënat tregojnë se mbi 1600 studiues të nivelit të lartë kanë mbajtur çdo vit leksione në bazat për kultivimin e këtyre studentëve që nga fillimi i planit.

Një konferencë për shënimin e 15-vjetorit të zbatimit të planit dhe promovimit të një fushate me të njëjtin objektiv u mbajt të martën në Pekin, ku morën pjesë përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Akademia Kineze e Shkencave, Akademia Kineze e Inxhinierisë dhe institucione të tjera. (Elona)