Shqipëria përfshihet nga temperatura të larta
2024-07-11 16:17:08

Anticikloni afrikan po ndikon gjerësitë gjeografike të Mesdheut, ku është ndikuar edhe Shqipëria me temperatura ekstremisht të larta, shkruan “RTSH”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 41 gradë celcius në zonat e ulëta, ndërsa në ato bregdetare deri në 39 gradë.

Sipas meteorologëve, edhe zonat malore do të karakterizohen nga temperaturat e larta, duke arritur deri në 38 gradë.

Mjekët këshillojnë njerëzit të bëjnë kujdes me daljet në orët e pikut të temperaturave, sidomos kategoritë me risk, fëmijët dhe të moshuarit.  (Elona)