Turqia apel NATO-s të mbajë qëndrim ndaj agresionit izraelit në Gaza
2024-07-11 14:40:04

Gaza (Foto Rtsh)

Gaza (Foto Rtsh)

Turqia u ka bërë thirrje aleatëve të NATO-s që të mbajnë qëndrim ndaj agresionit të Izraelit kundër Rripit të Gazës.

Sipas kryetarit të Parlamentit turk, Numan Kurtulmus, nuk mund të mbyllen sytë përballë çështjeve të tilla globale, citon “RTSH”.

“Ne, anëtarët e organizatës më të fuqishme të mbrojtjes në botë, nuk mund të mbyllim një sy ndaj një prej çështjeve më urgjente globale, ndaj katastrofës së madhe njerëzore që po shpaloset në Gaza. Kjo gjakderdhje dhe masakrat e Izraelit duhet të ndalen”,- tha Kurtulmus.

Sipas tij, ekziston një rrezik i madh që kjo situatë të përshkallëzohet në një luftë rajonale.

“Në diskutimet tona mbi sigurinë globale, ne duhet të rreshtohemi me frontin e përbashkët të njerëzimit që përkrah drejtësinë”,- shtoi ai.

Turqia ka kërkuar një armëpushim të menjëhershëm, akses të papenguar humanitar dhe një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Palestinë-Izrael. (Elona)