Shkencëtari kryesor i teleskopit FAST të Kinës merr çmimin “Marcel Grossmann”
2024-07-11 15:16:49

Xinhua

Xinhua

Astronomit kinez Li Di iu dha çmimi “Marcel Grossmann”, për kontributin e tij kërkimor në fushën e shpërthimit të shpejtë të valëve radio (FRB).

Li, shkencëtari kryesor i Radio Teleskopit Sferik me Hapje Pesëqind Metra të Kinës (FAST), është shkencëtari i parë kinez që merr çmimin prestigjioz të fizikës për arritjet në këtë fushë, shkruan “Xinhua”.

Li u shpërblye për kontributin e tij novator në aftësitë shkencore të radio teleskopit më të ndjeshëm në botë, duke përfshirë matjet e sakta të fushave magnetike ndëryjore dhe avancimin e studimit të FRB-ve në një rëndësi të lartë statistikore, sipas komitetit të Takimit të 17-të të “Marcel Grossmann”, i zhvilluar në Pescara të Italisë.

“Njerëzit ndajnë të njëjtin qiell dhe hapja ndërkombëtare e astronomisë është e pashmangshme. Forcimi i bashkëpunimit Kinë-BE, sidomos përmes ndarjes së hapur të të dhënave astronomike midis dy palëve, mund të avancojë me studimet dhe të parandalojë në mënyrë efektive shkëputjen”,- deklaroi Li.

Xinhua

Xinhua

Michael Kramer, drejtor i Institutit “Max Planck” për Radio Astronominë, deklaroi se udhëheqja shkencore e Li në projektin e teleskopit FAST dhe zbulimet e mundësuara nga ky instrument i jashtëzakonshëm e bëjnë këtë çmim vërtet të jashtëzakonshëm.

Çmimi “Marcel Grossmann”, i krijuar në vitin 1985 dhe i prezantuar çdo tre vjet, konsiderohet si një nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare në fizikë. Laureatët e mëparshëm kinezë përfshijnë fituesit e çmimit “Nobel”, Yang Zhenning dhe Li Zhengdao, si dhe matematikanin e klasit botëror Qiu Chengtong.

Xinhua

Xinhua

Takimi “Marcel Grossmann”, i nisur në 1975, synon të promovojë kërkimin për gravitetin, relativitetin dhe fushat e lidhura me to, duke u fokusuar në bazat matematikore, parashikimet fizike dhe testet eksperimentale. (Elona)