Banka e Shqipërisë: Kredia për shtëpi shënoi rekord për të katërtin vit radhazi
2024-07-11 16:20:39
Foto:VCG
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 2023 kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi, duke shënuar një rekord të ri historik, me 48.5 miliardë lekë, ose rreth 466 milionë euro, shkruan “RTSH”.
Ekspertët vërejnë se normat e interesit në monedhën lekë janë shumë më interesante krahasuar me monedhën europiane. Kjo e favorizon dhe raportin e kredidhënies, i cili tregon se ka më shumë kredi të dhëna në monedhën shqiptare, pavarësisht se çmimet në agjencitë e pronave vazhdojnë të jenë të kuotuara në euro.
Banka e Shqipërisë raportoi edhe rritje të kredive me probleme për vitin 2024, me një tregues nga 4.64% në 4.82%, që për ekspertët nuk është një rritje e madhe. (Elona)
Lajmet Kryesore