Ministrja Kumbaro: Policitë bashkiake të aplikojnë gjobat për ndotësit e mjedisit
2024-07-11 11:31:32

Ministrja Kumbaro (Foto Euronewsalbania)

Ministrja Kumbaro (Foto Euronewsalbania)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u bëri thirrje bashkive të aplikojnë gjobat për ndotësit e ambientit.

Duke publikuar pamje nga koshat e boshatisur dhe mbeturinat e hedhura në rrugë, Kumbaro tha se s’duhet të ketë tolerancë.

“Të gjitha policitë bashkiake duhet të aplikojnë gjobat, siç është edhe ky rast nga Policia Bashkiake e Vlorës, sepse ndotja mjedisore është krim që dënohet”, - tha ministrja Kumbaro, citon “ATSH”.

Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe vijon në të gjithë vendin.

Procesi i pastrimit në territor kryhet nga bashkitë, por nisur nga flukset e shtuara turistike prej tre vitesh tashmë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka vendosur të mbështesë njësitë vendore gjatë muajve të verës.  (Elona)