Udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Europë e tejkaluan shifrën 10.000 këtë vit
2024-07-11 16:23:55

Udhëtimet e trenave të mallrave Kinë-Europë e kaluan shifrën 10.000 këtë vit, pasi një tren me destinacion Duisburg në Gjermani u nis të mërkurën nga Wuhani, kryeqendra e provincës Hubei të Kinës qendrore, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ky prag u kalua 19 ditë më herët se vitin e kaluar, sipas “China State Railway Group Co., Ltd”.

Aktualisht, shërbimi i trenave të mallrave Kinë-Europë arrin në 224 qytete në 25 vende europiane dhe lidh mbi 100 qytete në 11 vende aziatike, bëri të ditur kompania hekurudhore, duke vënë në dukje se këta trena transportojnë më shumë se 50.000 lloje mallrash.

Foto:VCG

Foto:VCG

Duke filluar nga 15 qershori, frekuenca e shërbimeve të planifikuara të trenave të mallrave Kinë-Europë është rritur nga 5 trena në javë në 17 trena, sipas kompanisë.

Krahasuar me trenat tradicionalë të mallrave, trenat me orar të caktuar i përmbahen rreptësisht një orari të caktuar gjatë gjithë itinerarit, duke ndihmuar në rritjen e parashikueshmërisë së shërbimit. (Elona)