Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi presidentit të Mongolisë për ditën kombëtare
2024-07-11 17:36:13

Foto nga VCG

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh urimi presidentit të Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh për Ditën Kombëtare të Mongolisë.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Mongolia janë vende fqinje të rëndësishme të njëra-tjetrës dhe zhvillimi i marrëdhënieve miqësore dhe afatgjata të fqinjësisë përputhet me interesat e popujve të të dy vendeve. Ai u shpreh i gatshëm që të përpiqet bashkë me homologun e vet të Mongolisë për të drejtuar ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta Kinë-Mongoli, për të ruajtur bazën politike të marrëdhënieve dypalëshe, për të thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin dhe për t'i nxitur marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik të dy vendeve të ecin në rrugën e duhur të zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. (Çang Çuo)