Temperaturat e detit në Zelandën e Re arrijnë nivele rekord
2024-07-11 15:20:03

Zelanda e Re (Foto Rtsh)

Zelanda e Re

Temperaturat e detit të Zelandës së Re kanë arritur nivele rekord, duke tejkaluar trefish mesataret globale në rajon dhe duke shkaktuar alarm për ekosistemet e vendit.

Të dhënat e reja tregojnë se që nga viti 1982, temperaturat e sipërfaqes së detit oqeanik janë rritur mesatarisht midis 0.16 - 0.26 gradë celcius në dekadë. Çdo rajon oqeanik dhe bregdetar përjetoi vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në 2022-shin dhe 2023-shin, bën të ditur “RTSH”.

Kur krahasohen të dhënat nga 20 vitet e mëparshme, shkalla e ngrohjes së sipërfaqes së oqeanit rreth Zelandës së Re ka tejkaluar dyfish mesataren globale për dekadë. Zelanda e Re mund të jetë duke përjetuar temperatura më të larta për shkak të pozicionit të saj gjeografik dhe mënyrës se si rrymat globale të oqeanit lëvizin dhe mbajnë nxehtësi.

Valët e të nxehtit detar, periudha të zgjatura të nxehtësisë së pazakontë të ujit të detit, arritën gjithashtu nivele të reja. Ishulli përjetoi kushte të valëve të të nxehtit për 89% të vitit 2022.

Valët e mëparshme intensive të të nxehtit detar janë lidhur tashmë me zbardhjen masive të sfungjerëve të detit në Zelandën e Re, ngordhjen e leshterikëve dhe të pinguinëve. (Elona)