Sektori i automobilave në Kinë regjistroi vrull rritjeje në gjysmën e parë të vitit
2024-07-11 16:28:01

Industria e automobilave në Kinë ka treguar një prirje në rritje me shitjet dhe eksportet e automjeteve në rritje të vazhdueshme në gjysmën e parë të vitit, sipas të dhënave nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automjeteve (CAAM), të publikuara të mërkurën, cituar nga “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Nga janari në qershor, prodhimi i makinave në Kinë arriti në rreth 13.89 milionë njësi, 4.9 për qind më shumë në baza vjetore, ndërsa shitjet e makinave arritën në 14.05 milionë njësi, me një rritje prej 6.1 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat.

Eksportet e makinave të Kinës qëndruan në rreth 2.79 milionë njësi në gjysmën e parë të vitit, duke u rritur me 30.5 për qind në baza vjetore. Rritja e eksporteve kontribuoi ndjeshëm në rritjen e përgjithshme të tregut të automjeteve të Kinës gjatë kësaj periudhe, sipas CAAM.

Vetëm në qershor, prodhimi dhe shitjet e makinave në Kinë arritën përkatësisht 2.51 milionë njësi dhe 2.55 milionë njësi, që përfaqëson një rritje prej 5.7 për qind dhe 5.6 për qind nga muaji i kaluar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Markat kineze kanë bërë përparim teksa po përpiqen të rriten në tregun vendas të automjeteve.

Sipas shoqatës, pjesa e tregut e markave kineze të makinave të pasagjerëve i tejkaloi 60 për qind deri në fund të qershorit të këtij viti. (Elona)