Kina nis hetimet mbi praktikat e Bashkimit Europian në hulumtimet ndaj subvencioneve të huaja
2024-07-11 15:47:44

Ministria e Tregtisë e Kinës nisi të mërkurën një hetim, për pengesat e tregtisë dhe të investimeve mbi praktikat e Bashkimit Evropian, në hulumtimet e tyre ndaj subvencioneve të huaja, deklaroi Ministria në një deklaratë.

Foto:VCG

Ministria e Tregtisë e Kinës(Foto:VCG)

Siç mësohet, hetimi është nisur me kërkesën e Dhomës së Tregtisë për Importet dhe Eksportet e Makinerive dhe Produkteve Elektronike të Kinës, kualifikimet dhe dokumentacionet e së cilës janë verifikuar paraprakisht.

Sipas rregulloreve për subvencionet e huaja, BE-ja ka kryer hetime paraprake, të thelluara dhe bastisje në kompanitë kineze në sektorë si lokomotivat, fotovoltaikët, energjia e erës dhe pajisjet e kontrollit të sigurisë. Praktikat e Bashkimit Europian në hetime të tilla do të shqyrtohen, deklaroi Ministria e Tregtisë e Kinës.

Hetimet e palës kineze do të përfshijnë sondazhe, seanca dëgjimore dhe aktivitete në terren, për të mbledhur informacione nga të gjitha palët e interesuara.

Hetimet priten të përfundojnë deri më 10 janar të vitit tjetër, por mund të zgjasin edhe deri në 10 prill në raste të veçanta. (Zhang Yan/Elona)