Ministri Balla: Në një muaj janë ndaluar dhjetëra persona për zjarrvënie
2024-07-10 14:42:09

Foto:VCG

Foto:VCG

Brenda një muaji janë proceduar 17 persona për zjarrvënie, deklaroi ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por dhe që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve. Përgëzime Policisë së Shtetit në Gjirokastër për identifikimin dhe ndalimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies në Frashtan”,- deklaroi ministri Balla në rrjetet sociale, duke përsëritur apelin për të ndalur ndezjen e qëllimshme të zjarreve, shkruan “ATSH”.

Shërbimi Zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturave vendore kanë ndërhyrë ditët e fundit në shumë vatra zjarri që kanë rrezikuar pyjet dhe prona të tjera. Në një takim të mbajtur fundjavën e kaluar në Vlorë, ministri Balla kishte një apel edhe për gjyqësorin, për rastet e autorëve të ndaluar nga Policia për zjarrvënie, duke kërkuar përballjen e tyre me ashpërsinë e ligjit. (Elona)