Kina aktivizon përgjigjen emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Chongqing
2024-07-10 16:03:56

CFP

CFP

Shtabi Shtetëror për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës në Kinë aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në komunën Chongqing të Kinës jugperëndimore, shkruan “Xinhua”.

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, duke cituar parashikimet e motit, bëri të ditur se rrebeshe ose stuhi shiu u njoftuan në pellgun e Sichuan.

Në disa pjesë të pellgut, stuhitë e shiut ka të ngjarë të vazhdojnë deri të shtunën. Autoritetet e motit lëshuan të hënën një alarm portokalli, paralajmërimi i dytë më i rëndë, për stuhi shiu në rajon.

Përgjigja e nivelit IV është më e ulëta në sistemin e përgjigjes emergjente me katër nivele të Kinës. (Elona)

CFP

CFP