Kopenhaga starton nismën pilot për të shpërblyer turistët që mbledhin mbeturina
2024-07-10 15:04:28

Foto:VCG

Kopenhagen(Foto:VCG)

Në Kopenhagen të Danimarkës pritet të nisë një projekt pilot për të mbajtur sa më pastër atraksionet turistike.

Bordi turistik ka vendosur që turistët që do të mbledhin mbeturina do të shpërblehen me ushqime dhe aktivitete falas.

Nisma do të fillojë më 15 korrik dhe sipas saj, vizitorët mund të kërkojnë dreka falas, gota verë dhe kajak në këmbim të punës së tyre, shkruan “Panorama”.

Projekti pilot “CopenPay” është krijuar për të kompensuar barrën mjedisore të turizmit, sipas bordit turistik të Kopenhagës.

“Kur udhëtoni jashtë vendit, nëse fluturoni në vende të tjera ose udhëtoni me makinë, ju ndotni”,- deklaroi shefja e Komunikimit në Bordin Turistik, Rikke Holm Petersen.

“Një nga gjërat që mund të ndryshojmë është t’i bëjmë njerëzit të veprojnë në mënyrë më të qëndrueshme. Plani është vetëm një hap i vogël drejt tranzicionit të gjelbër”,- theksoi Petersen.

Sipas saj, projekti është i bazuar në besim, që do të thotë se atraksionet nuk kanë gjasa të kërkojnë prova se aktiviteti i gjelbër ka përfunduar.  (Elona)