Shkodra mirëpret “ZA Fest”
2024-07-10 16:42:52

Za fest ne Shkoder (Foto Atsh)

Za fest ne Shkoder (Foto Atsh)

Shkodra do të mirëpresë aktivitetin kulturor “Za Fest”, më 18-19-20 korrik.

Një ftesë për të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në këtë event është bërë edhe nga kryeministri Edi Rama, shkruan “ATSH”.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale një video informuese mbi këtë aktivitet artistik, ku përgjatë 3 netëve do të perfomojnë artistë shqiptarë e të huaj.

“ZA Fest” është një krijim artistik i kantautorit Vlashent Sata dhe vjen këtë vit me edicionin e tij të tetë, që do të mbahet në Kalanë e Rozafës, i cili synon promovimin e traditës, vlerave dhe kulturës së Shkodrës.

Më herët ky festival është zhvilluar edhe në Theth, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh. (Elona)